Ember është një sky lounge dhe restorant premium që ofron një përvojë të paharrueshme gastronomike me pamje madhështore panoramike të qytetit. I pozicionuar lart mbi horizontin urban, Ember kombinon kuzhinë të jashtëzakonshme, kokteje kreative dhe një atmosferë të sofistikuar, por njëkohësisht të relaksuar — ideale për darka romantike, festime apo për të shijuar perëndimet e diellit me miq. Çdo vizitë në Ember është një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme.
Lokacioni: Dukagjini Tower, Prishtinë, Kosovë
Lloji i punës: Me orar të plotë
SOUS CHEF
Përshkrimi i pozitës:
Ember, është në kërkim të një Sous Chef me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin e kuzhinës, përgatitjen e ushqimit dhe koordinimin e stafit, duke siguruar standarde të larta të cilësisë dhe shërbimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme në kuzhinë.
Koordinimi dhe mbikëqyrja e stafit të kuzhinës.
Përgatitja dhe gatimi i ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të restorantit.
Sigurimi i cilësisë, shijes dhe prezantimit të pjatave.
Kontrollimi i stokut dhe nevojave për furnizim.
Mbikëqyrja e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
Asistimi i Head Chef dhe zëvendësimi i tij në mungesë.
Kualifikimet:
Përvojë paraprake si Sous Chef ose në pozitë të ngjashme.
Njohuri të mira në teknikat e gatimit dhe përgatitjen e ushqimeve të ndryshme.
Aftësi udhëheqëse dhe organizative.
Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
Përgjegjësi, kreativitet dhe përkushtim në punë.
Info: +383 49 701 610.
Ne jemi një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe nuk diskriminojmë asnjë punonjës apo aplikant për shkak të racës, ngjyrës, gjinisë, moshës, origjinës kombëtare, fesë, orientimit seksual apo identitetit gjinor.
